KB Trepça nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në basketboll.

Trepça ka mposhtur në shtëpi Bashkimin me rezultat 84:67.

Trepça ishte më e mirë që në çerekun e parë, duke e marrë epërsinë 20:11.

Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar dhe u mbyll me rezultat 18:19, por mitrovicasit u rikthyen në çerekun e tretë dhe përsëri fituan 24:14.

10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet dhe u mbyllë me shifrat 22:23.

Për ekipin nga Mitrovica kjo është fitorja e gjashtë rresht dhe Trepça udhëheq në tabelë me 24 pikë.

Bashkimi pësoi humbjen e nëntë, ndërsa i ka edhe katër fitore. Mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.

Te Bashkimi debutoi trajneri Alen Joncevski.

/Asisti.com

Artikulli paraprakDramë në Karagaq, Prishtina fitoi ndaj Pejës
Artikulli tjetërBarça nuk fiton assesi, Valencia e ndali