Ashtu siç pritej, Trepça ka shënuar fitore dhe atë bindëse ndaj Prizrenit me rezultat 89:61, në ndeshjen e parë sezonale në elitën e basketbollit kosovarë.

Mitrovicasit në asnjë moment nuk patën kundërshtar të denjë në këtë duel, që u përcoll nga një numër i madh shikuesish, dhe ishte e pritshme që ata në fund edhe të festonin, por ndoshta nuk u besua që mitrovicasit të shkonin në +2 pikë dallim, shkruan Korneri.net

Gjithçka u mbyll në pjesën e parë e cila përfundoi 57:28, dhe ishte shumë i lehtë vazhdimi i ndeshjes për Trepçën. Vazhdimi i ndeshjes ishte vetëm formalitet dhe mysafirët mezi pritën që ndeshja të përfundonte sa më shpejt.

Më efikasit te Trepça ishin, Andrew Michael Gordon me 17 pikë e 7 kërcime, kurse Erjon Kastrati dhe Drilon Hajrizi kontribuan me nga 14 pikë secili.

Te humbësit u dalluan, Meriton Ismaili me 15 pikë dhe Urim Zenelaj me 13 pikë e 13 kërcime. /Korneri.net

Artikulli paraprakItalia e eliminoi Serbinë nga Eurobasketi
Artikulli tjetërSalernitana merr pikën e parë ndonjëherë te Juventusi