Liga Ballkanike (BIBL) e ka shqiptuar dënimin për klubin e basketbollit Trepça pas ndeshjes së ndërprerë të enjtën mbrëma në Mitrovicë në përballë Pejës.

Pas shhqyrtimit të raporteve nga zyrtarët e ndeshjes, por njëkohësishtn edhe duke e marrë parasysh edhe aspektin garues për të mos ndikuar në renditjen tabelare, janë marrë këto vendime:

1.Trepça e humbë ndeshjen në tavolinë 0:20, mirëpo i fiton pikët e humbësit, pra 1.

2.Për shkak se ka pasur lojtarë të lënduar dhe anëtar të qëlluar, Trepça dënohet me 5.000 euro.

3.Numër i limituar i shkuesve për ndeshjen e radhës së Trepçës si vendas, maksimumi 300 dhe të gjithë obligohen të ulen në pjesën ballore të tribunës së palestrës “Minatori”.

Trepça pas kësaj humbje gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë, sai kanë edhe Karpos Sokoli dhe Tirana, ndërsa prijnë Peja, Sutjeska dhe Feni me nga 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme Peja –Trepça zhvillohet me 18 janar në “Karagaq” me fillim nga ora 19.30.

 

 

Artikulli paraprakFrance – League Cup: PSG do të ketë punë më të vështirë se Monaco! Ja qiftet gjysmëfinale ….
Artikulli tjetërKeni dëgjuar për Zlatiano Messidona? “Lojtari” që kalon të gjitha limitet në futboll [VIDEO]