Trepça i ka shkaktuar disfatën e tretë radhazi Pejës, pasi e mposhti sonte në Mitrovicë me rezultat 83:65.

Në këtë ndeshje, Trepça ishte larg më e mirë se skuadra pejane dhe në asnjë moment nuk e vuri në pikëpyetje fituesin në takim e sontëm në “Minatori”.

Në radhët e Trepçës shkëlqyen Montreal dhe Stutz që shënuan nga 19, respektivisht 17 pikë. Kurse te Peja më të mirët ishin Jamie O’Brien që shënoi 17 pikë, dhe Hajdari me 15 pikë.

Artikulli paraprakBarcelona pa asnjë problem ndaj Bilbao-s
Artikulli tjetërNice “dorëzohet” me Monaco-n, Falcao sërish i frikshëm