Mund të konsiderohet si ndeshja më e mirë e kësaj jave në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Edhe pse të gjithë e dimë se skuadra mitrovicase është në krizë të rezultatevem assesi nuk mund të thuhet edhe me lojën që po e tregon e sidomos me rastet e krijuara, por nuk mund të thuhete dhe për fazën defanzive që nuk po fuksionon si duhet.
Ishte ndeshja aq e hapur seqë ka mundur të kishte më shumë se pesë apo më shumë gola, por megjithatë Trepça dhe Besa i ndanë pikët.
Ishin vendasit që shënuan të parët me anë të Hasan Hysenit që shënoi në ndeshjen e tij të dytë rresht pas atij barazimi 1-1 me Hajvalinë, ndërsa Besës ia siguroi një pikë Qemalj Elshani që po del të jetë vendimtarë i pejanëve.