Dy skuadra gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, Trepça dhe Drenica, më shumë mund arritën deri këtu në garën e dytë më të rëndësishme në futbollin kosovar, por edhe nëse njëra prej ekipeve arrin të triumfojë nuk do të merrë pjesë në kualifikimet për Europa League, raporton “Korneri.net”.

Duhet të theksohet se si Trepça ashtu edhe Drenica janë dy klubet e vetme nga skuadrat gjysmëfinaliste që nuk janë liçencuar nga UEFA, kështu që me gjasa të mëdha futbollin kosovar në Europa League do ta përfaqësojnë Llapi ose Besa e Pejës.

Artikulli paraprakGuardiola i pamëshirshëm pas eliminimit të Man City
Artikulli tjetërI jashtëzakonshmi Besart Berisha tani zbret në aeroportin “Adem Jashari”