Trepça edhe pse pothuajse e ka të pamudur ti ikë Ligës së parë po lufton dhe nuk po dorëzohet në luftë për egzistencë. Mitroviasit shënuan fitore në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-1, për të shpresuar akoma.

Musafirët e nisën mirë pjesën e parë të cilën e fituan 0-1. Por etapa e dytë foli për skuadrën e Fidaim Haxhiut, fillimisht Enis Zabergja barazoi rezultatin derisa golin e fitorës e shënoi Ahmeti.

Trepça mbetet në vendin e parafundit edhe pas kësaj fitore me 19 pikë, teksa Drenica është më e relaksuar në vendin e shtatë me 34 pikë të tubuara.

Artikulli paraprakMilan ndalet edhe te Crotone, Evropa më larg (Video-golat)
Artikulli tjetërSKANDALOZE: Liridon Leci arrestohet nga policia