Kampioni aktual i Kosovës, Trepça’89 ka shënuar fitore me meritë në Prizren me rezultat 0-2, ndaj Lirisë së pa përshtatshme.

Xehtarët shënuan nga njëherë në secilën pjesë me Otto John e Arb Manaj, për marrë tre pikë të rëndësishme teksa tani pozicionohet në vendin e 4-të para Lirisë me 47 pikë aq sa kanë edhe prizrenasit.

Duhet theksuar se sot doli më i suksesshëm babai se i biri ngase Gugash Magani trajner i 89-shit, mposhti të birin që aktivizohet te “Bardhezinjët”.

Artikulli paraprakPrishtina nuk shfrytëzoi rastin ideal, dështoi ti afrohet Dritës
Artikulli tjetërFitorja e Llapit e ngrit në tabelë skuadrën e Batatinës