Trepça 89’ nuk kishte shënuar gol në tri ndeshjet e fundit, dhe më në fund ia doli jo vetëm të shënonte, por edhe fitonte duelin me Ferizajn, që ushëtoi drejtë Mitrovicës pas dy fitoreve të mëdha ndaj Gjilanit dhe Feronikelit.

Trepça 89’ luajti më mirë, pati më shumë raste shënimi dhe pas kësaj loje ofanzive, ata fituan bindshëm 4:1. Fiton Hajdari në minutën 62. realizoi golin e bukur nga jashtë zonës, për të vazhduar sulmuesi i rrezikshëm John John me dy golat e radhës dhe në këtë mënyrë ai tash i prinë listës së golashënuesve në Vala Superligë me 10 gola.

Florent Hasani shënoi golin e fundit “pokerin” e Trepçës 89’ në këtë superndeshje për vendasit, sidomos në pjesën e dytë. Shpëtim Salihu shënoi golin e nderit për ferizajasit.

Pas këtyre tri pikëve të reja të “xehëtarëve”, ata sërish kthehen në pozitën e parë të klasifikimit.

Artikulli paraprakLazio e treta pas trumfit në Sicili
Artikulli tjetërPa gola në “Përparim Thaqi”, Liria e ndali Llapin