Lideri në Vala Superligën e Kosovës në futboll Trepça 89′ e ka fituar pa asnjë problem përballjen e sotme ndaj Hajvalisë në Kishnicë në kuadër të xhiros së 19-të të ligës kosovare me rezultat 0:4.

Hajvalia në këtë ndeshje u mbajt mjaftë mirë në pjesën e parë, ku Trepça 89′ edhe pse pati disa raste të mira nuk arriti të shënoi.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Zekirija Ramadani shënuan tre gola.

Fillimisht Otto John shënoi dy gola ekspres, pastaj realizoi Florent Hasani, kurse rezultatin përfundimtar e volusi Hasan Hyseni pas një gabimi të portierit vendas.

Pas 19 xhirove, Trepça 89′ është lider me 45 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina që gjindet në vendin e dytë.

Artikulli paraprakZyrtare: Ronaldo nuk luan ndaj Eibar
Artikulli tjetërPrishtina e pamëshirshme ndaj Drenicës