Shtatë javë pa përfunduar Vala Superliga e Kosovës në futboll, Trepça ’89 është më afër se kurrë të shpallet kampion për herë të parë në histori të klubit.
Mitrovicasit fituan edhe te Drita në Gjilan 0:2, për ta mbajtur epërsinë e prej 7 pikëve nga Feronikeli.
15 minutat e para të ndeshjes i takuan mysafirëve në tërësi ku edhe shënuan golin e e parë nga penalltia me anë të kapitenit Shpëtim Idrizi.
Më pas Drita diçka luajti më mirë dhe krijoi disa mundësi ndoshta jo shumë të mira, por të cilat kanë mundur të finaizohen, dhe kur kjo nuk ndodhi, sulmuesi më i mirë në elitë, Oto John shënoi edhe golin e dytë që doli të jetë i fitores.
Trepça ’89 lider dhe drejtë titullit, Drita shumë vështirë t’i shmanget barazhit për herë të tretë rresht.

Artikulli paraprakBefasi e madhe: Formacionet Man.United-Chelsea
Artikulli tjetërNjë gol në Pejë i mjaftueshëm për tre pikët e reja të Besës