Skuadra mitrovicase Trepça ’89 ka barazuar 3:3 me skuadrën ukrainase Olimpk Donjteks në ndeshjen miqësore që kanë zhvilluar sot dhe e cila përfundoi pak çaste më parë. Ndeshja ishte shumë e fortë, nisur nga fakti se ukrainasit janë skuadër me renome, mirëpo “minatorët” po ashtu dëshmuan shpirtin luftarak dhe mbrojtën me dinjitet ngjyrat e skuadrës duke u dëshmuar skuadër shumë e fortë. Golat për skuadrën Trepça ’89 kampion vjeshtor i Vala Superligës së Kosovës në Futboll u shënuan nga Muharrem Jashari, kapiteni Shpetim Idrizi dhe mesfushori ofanziv Ylber Maloku. Gjatë pjesë lojës së parë kryetrajneri Zekirja Ramadani ka luajtur pa kapitenin Shpëtim Idrizi dhe mesfushorin Ylber Maloku, gjë që u vërejt edhe në lojën e skuadrës “minatore”, ndërkohë që pjesë loja e dytë me futjen e tyre sikur freskoi dhe gjallëroi skuadrën që pati paraqitje krejtësisht tjetër. Drejtuesit e skuadrës Trepça ’89 janë shprehur të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve në Antali sikurse edhe paraqitjet e skuadrës, ku nga tri ndeshje, u arritën dy fitore (2:1 ndaj Rabotniçkit dhe 3:2 ndaj Irtysh) dhe një barazim (3:3 ndaj Olimpik Donjetsk) ndonëse për kundërshtar kishin skuadra shumë të forta. Ekspedita e “minatorëve” pritet që nesër të kthehet në Mitrovicë, ndërkohë që deri më 18 apo 19 shkurt kur vazhdojnë garat për Kupën e Kosovës, stërvitjet do të vazhdojnë në fushën me bar sintetik, ku po ashtu janë planifikuar të paktën dy duele para sfidave të para për pikë në edicionin pranveror. Siç dihet Trepça ’89 është kampion vjeshtor I Superligës së Kosovës me synim primar luftën në të dy frontet në garat për Kupë dhe titullin kampion për të u bërë skuadra e parë kosovare që do marr pjesë në ndeshjet eliminuese për kupa evropiane.

Artikulli paraprakCila është skuadra juaj e zemrës?
Artikulli tjetërZYRTARE/ Largohet nga Juventusi, udhëton drejt klubit të ri