Trepça ’89 ka marrë sot një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, duke rinovuar kontratat me shumicën prej futbollistëve aktual.

Përmes faqes zyrtare, 89-shi ka konfirmuar që ka vazhduar kontratat me të gjithë lojtarët, përpos Arbër Potokut dhe Diar Mustafës.

Në njoftimin për shtyp nga skuadra xehetare, nuk bëhet e ditur se pse Potoku dhe Mustafa nuk kanë rinovuar./Korneri.net.

Artikulli paraprakSkara e fundit para lamtumirës nga Milan [FOTO]
Artikulli tjetërWolfsburg e fitoi aktin e parë