Vala Superliga e Kosovës në futboll ka edhe liderin e saj të vetëm në renditke dhe ajo është skuadra mitrovicase Trepça 89 e cila mposhti mençur dhe me meritë Prishtinën në Obilic me rezultat 0-2, me dy golat që i realizoi sulmuesi John John. Në një fushë të vështirë dhe e lagur nga shiu nuk lejojë lojtarëve të të dyja skuadrave të tregojnë performansën e tyre më të mirë, por ishin mysafirët apo më saktë John që me muskujt e tij të fuqishëm e përballoi edhe baltën në fushë për të shënuar dy herë në portën e Muçiqi.

Trepça 89 tashmë ka 24 pikë, 4 më shumë se Prishtina dhe me këtë ritëm titulli shumë lehtë do të shkoj në Mitrovicë edhe pse ka shumë deri në fund.

Artikulli paraprakNdërpritet ndeshja Llapi-Feronikeli
Artikulli tjetërInter humbi nga Cagliari, Lazio barazoi në shtëpi