Kampioni kosovar Trepça ’89 ka vazhduar me rezultate pozitive në ndeshjet kontrolluese përpara përballjes kualifikuese për Champions League ndaj skuadrës së Ishujve Faroe Vikingur.
Pas fitores 4:2 ndaj rumunëve të Istras ditë më parë, të përzgjedhurit e Zekirija Ramadani sot kanë barazuar 1:1 ndaj skuadrës së famshme sllovene Olimpija edhe pse në bazë të lojës së treguar mitrovicasit shumë lehtë kanë mundur ta fitojnë këtë përballje, por epërsinë e krijuar përmes Otto John nul arritën ta mbajnë deri në fund.
Kujtojmë që Olimpija është nënkampion i Sllovenisë dhe aktualisht si trajner e ka kroatin e famshëm Igor Biscan./Korneri.net.