Trepça ’89 realizoi edhe një fitore të madhe në udhëtim në luftë për mbijetesë.
Mitrovicasit mposhtën në udhëtim Ferizajn me rezultat 2-5, duke shtuar në maskimum tashmë gjasat që të mbetet edhe vitin tjetër në elitë, kurse me këtë humbje Ferizaj bie në Ligën e Parë, shkruan Korneri.net
Arb Manaj dhe Ardian Muja shënuan shumë shpejtë për Trepçën ’89 duke i dhënë qetësi në lojë mitrovicasve, ndërsa kur Manaj e shënoi edhe golin e dytë personal dhe tetin për skuadrën e tij, gjëat ishin kristalisht të qarta. Kenan Orana shënoi golin e parë për Ferizajn, por nuk vonoi shumë kur akordohet penallti për Trepçën’89 dhe me të kuq u ndëshkua mbrojtësi Gentrit Halili. Muharrem Jashari ishte i saktë, derisa Nermin Ajdarevic shënoi goline dytë për vendasit që ishte edhe i fundit. Rezultatin final e vuri Behar Ahmeti për “manitan” e Trepçës’89. /Korneri.net