Kur askush nuk e priti, ndodhi befasia e xhiros dhe ndoshta edicionit të sivjetmë.
Trepça ’89 që po luftonte me të gjitha forcat për mbijetesë, barazoi në shtëpi me Vushtrrinë e ç’regjistruar me rezultat 1-1, dhe me një këmbë është në Ligën e Parë, shkruan Korneri.net
Mitrovicasit si asnjëherë në këtë edicion lujatën dobët dhe pa shpirt, dhe kjo në fund rezultoi me humbjen e cila i largon nga elita, sepse pikërisht në ndeshjen vendimtare ndoshta gabuan.
Edhe pse ndoshta vendasit patën në pronësi topin, kjo nuk ishte asgjë, sepse golin e shënuan mysafirët me anë të Drilon Fazliut.
Ky rezultat mbeti deri në minutën e 96 kur Arb Manaj me golin e tij të 15, shënoi për rezultatin final që aspak nuk i konvenoi Trepçës, çka nuk mund të thuhet edhe për Drenicën dhe Flamurtarin që tash mund të ndihen shumë më të qetë në ndeshjet e mbetura deri në fund. /Korneri.net