Ja çfarë do të thotë të bëhesh kampion. Trepça ’89 gati çdo dy ditë po përforcohet me futbollistë cilësor nga të gjitha anët ngase nuk po humbë kohë për shkak se shumë shpejt do të vijnë ndeshjet kualfikuese për në Champions League, dhe trajneri Zekrija Ramadani duhet ta ketë skuadrën e kompletuar, shkruan Korneri.net.


Pas përforcimeve të mëhershme me dy anëtarët e Lirisë, Trepça ’89 bëri edhe goditjet e radhës me vëllezërit Arbnor dhe Ardian Muja, pastaj Milot Kamberaj, Kushtrim Lushtaku, kurse befasia më e madhe ishte i rikthyeri dhe mjeshtri i golave Blerand Kurtishaj i cili para pak kohësh pati deklaruar se e ka ndërmend të luajë në Shqipëri.

Normalisht, klubi ka menduar edhe për vazhdimin e kontratave pasi këtë e bëri edhe Arbër Potoku që e vazhdoi kontratën deri në fund të edicionit të ardhshëm, kështu përfunduan spekulimet për një kalim të tij te FC Prishtina. /Korneri.net

Artikulli paraprakEvropa zyrtarizon risinë e parë të sezonit 2017/18 [FOTO]
Artikulli tjetërBale largon dyshimet: Do të qëndroj te Reali