Arbër Potoku është hero i madh i Trepçës 89, që shënoi golin e fitores në udhëtim te Ferizaj dhe atë në minutën e 92, për t’ia siguruar fitoren e parë mitrovicasve në histori te Ferizaj.
Ishte një lojë shumë e mirë edhe pse deri në fund pa gola, pasi rastet nuk munguan në asnjë çast, ndërsa vendasit u ndanë shumë të pakënaqur pasi kanë mundur tës hënonin në dy tri raste, mirëpo kështu e ka futbolli. Duhet thënë se vetëm pak minuta më herët kapiteni Shpëtim Idrizi qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë edhe pse ishte më larg se 30 metra.
Fitorja e parë edhe për trajnerin Veton Çitaku që zëvendësoi të larguarin Bekim Shotani, pasi në fitoren e javës së kaluar ishte si ndihmës.