Me ndeshjen Trepça ’89-Flamurtari, nisi edhe zyrtarisht edicioni i ri i Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual Trepça ’89 shënoi fitoren e parë sezonale ndaj skuadrës së rikthyer në elitë Flamurtarit 3:1, edhe pse me lojën e treguar ka merituar më shumë se kaq.
Mitrovicasit të cilët janë edhe favoriti më i madh që edhe sivjet të triumfojnë, lëshuan shumë raste shënimi, qëlluan shtyllën me anë të kapitenit Shpëtim Idrizi, apo edhe dalja e Otto John përballë me portierin shumë të mirë të Flamurtarit, Ervin Halunaj, megjithatë edhe kështu mjaftoi për pikët e para të plota, shkruan Korneri.net.

Trepça ’89 kaloi në epërsi pas vetëm 10 minutash lojë, kur më së miri në zonë gjendet Muharrem Jashari.
Edhe përkundër rasteve që pati skuadra vendase në pjesën e parë, golin e dytë e realizuan me të nis e dyta kur asistimin e Muharrem Jasharit, e transformoi në gol Otto John.
Flamurtari kthehet në lojë kur Ardit Jaupaj shënoi nga afërsia, mirëpo golin më të bukur të ndeshjes e shënoi Florent Hasani saktësisht në minutën e 90. / Korneri.net.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Ja ku e shikoi ndeshjen Milan – Shkendija presidenti i Rossonerëve (FOTO)
Artikulli tjetërI gatshëm për lojë, duket se pas një viti largohet pa asnjë cent!