Ndeshje fantastike u zhvillua edhe në Mitrovicë, me Trepçën 89; që rikthehet në Superligë, dhe Dritës e cila fal përvojës së madhe e shpëtoi ndeshjen pa humbje.

Vendasit ishin shumë të mirë në pjesën me të madhe të ndeshjes, patën epërsinë e dy golave, mirëpo nuk e menaxhuan si duhet deri në fund, ndaj një skuadre me shumë lojtyarë cilësorë që mund ta bëjnë dallimin në çdo sekond, shkruan Korneri.net

Sulmuesi shumë i rrezikshëm i Trepçs89’, Mba ishte autori id y golave për vendasit në fundin e pjesës së parë, por këtu ndeshja nuk përfundoi për Dritën, që u këndell në pjesën e dytë.

Drilon Islami e ngushtoi epërsinë,  derisa Ardit Tahiri nga penalltia e barazoi rezultatin në 2-2, që ishte edhe final. /Korneri.net

Artikulli paraprakDramë në Gjilan, vendasit fituan krejt në fund me përmbysje
Artikulli tjetërLajm i keq për Dritën dhe lojtarin e saj që lëndohet rëndë