Si askush në vitet e fundit në futbollit kosovar, kampioni aktual Trepça ’89 ka shënuar plotë 7gola në një ndeshje dh atë përballë Llapit që pësoi humbjen (debaklin) më të madh në futbollin elitarë.
Arbër Potoku e nisi këtë festival golash, për ta dyfishuar epërsinë Otto John.
U mendua se Llapi do të rikthehet në lojë kur Edon Zeqiri shënoi për 2:1, por prej këtoij momenti e tutje pamë vetëm në skuadër në fushën e blertë, Trepçën ’89.
Otto John shumë shpejt realizoi dy gola për të regjistruar hat-trik dhe të arrijë në luotën e 26 golave dhe njëherësh shënoi edhe ndaj skuadrës së vetme që nuk i kishte shënuar deri më tani.
Radhën për të realizuar e kishin Florent Hasani, Hasan Hyseni, pastaj sërish shënoi Florent Hasani, kurse për rezultatin final u përkujdes Fiton Hajdari 8:1.

Artikulli paraprakA e keni ditur këtë statistikë: E gjithë Drenica e habitur “gëzuar”
Artikulli tjetërPrishtina e blindoi pozitën e dytë, fitoi në Drenas