Trepça ’89 e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Champions League, pasi është mposhtur në udhëtim nga Vikingur me rezultat 2:1.
Vendasit kaluan në epërsi përmes Vatnhamar, kurse shifrat në 1:1 i barazoi Fiton Hajdari.
Në momente kur Trepça ’89 mori gjithçka nën kontrollë në skenë doli Lawal, i cili i dha fitoren skuadrës së tij në këtë ballafaqim.
Kujtojmë që disa sekonda para fundit të ndeshjes Trepça ’89 ishte e pafat, pasi Lushtaku goditi shtyllen.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës./Korneri.net.