Sulmuesi i Hoffenheim, Sandro Vagner, me shumë mundësi do të bëhet në janar pjesë e Bayern Munchen, pasi klubi bavarez e sheh 29-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit. Prej disa ditësh është bërë e qartë se kryesuesit e kampionatit gjerman janë në kërkim të një lojtari i cili do t’i japë mundësinë Robert Lewandowskit të ulet herë pas here në pankinë dhe Vagner plotëson identikitin e kërkuar.

Edhe trajneri Jupp Heynckes konfirmoi se kishte bisedime për futbollistin, por për momentin përqendrohet te ata që ka në dispozicion./Korneri.net.

Artikulli paraprakKaka te Milan shumë shpejt!
Artikulli tjetërDeklaratë bombastike e mbrojtësit të Napolit: Nëse fitojmë “Scudetto-n” dua fëmijen tim të pestë