Milan nuk ka të ndalur sa i përket merkatos verore, pasi pas zyrtarizimit të Andre Silva, Fassone dhe Mirabelli janë hedhur në sulm për një tjetër sulmues klasi, shkruan “Korneri.net”.

“Rossonerët” do të takohen me drejtuesit e rivalit nga Serie A, Fiorentina, të shtunën, për të negociuar blerjen e sulmuesit Nikola Kalinic, raporton “Gianluca di Marzio”.

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.

Por, Milan beson se me bisedime, çmimi mund të zbritet dhe Kalinic mund të mbërrijë në San Siro.

Nga ana tjetër gjithmonë sipas mediave italiane, Milan gjatë javës mund të mbyllë transferimin edhe të Andrea Conti, i cili tashmë edhe konsiderohet lojtar i 18-herë kampionit italian, por me gjasa të në “San Siro” në formë huazimi mund të përfundojë edhe sulmuesi i Chlesea, Diego Costa./Korneri.net.

Artikulli paraprakTreshja e madhe angleze pas mbrojtësit grek!
Artikulli tjetërYlli i Bayern te gjiganti italian: Deri të marrëveshja 10 mln euro dallimi