Pa Ibrën, tashmë të lënduar përsëri, sulmuesit e Milanit kanë shënuar vetëm katër gola. Tre Leao, 1 Colombo e asnjë Rebiç.

Kjo bën që Milani të hidhet në kërkim të një sulmuesi dhe emri i parë në listën e kuqezinjve për një zëvendësIbrahimoviç mund të vijë përsëri nga Madridi. Drejtuesit e Milanit i kanë gati alternativat dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, po ndjekin me kujdes situatën e Mariano Dias të Realit të Madridit.


Ky i fundit me shumë mundësi do të largohet nga “Los Blancos” në merkaton e janarit dhe “Djalli” mund të nisë ofensivën në të ardhmen për të. Një plus i madh për “Djallin” janë madrilenët e gjallëruar në Milano e aq më tepër Diaz është nga ata lojtarë që Zinedine Zidane nuk është se i ka marrë shumë në konsideratë. Cilado qoftë zgjedhja e “Djallit”, operacioni duhet të vetëfinancohet, ndaj, përveç huazimit, e vetmja mënyrë që të blihet një lojtar është duke mbledhur para nga shitja e ndonjë pjesëtari të organikës që nuk është më në planet e trajnerit Pioli.

Polaku kandidat serioz – Një emër shumë interesant është edhe ai i Arkadiusz Milik që vazhdon të konsiderohet jashtë skuadre te Napoli. Kontrata i skadon në qershor 2021 dhe polaku nuk pranon të ulet në bisedime, ndaj me gjasë klubi do ta humbë falas në verë. Milik ndërkohë vijon të stërvitet jashtë grupit, ndaj pikërisht këtu futet mund të futet në lojë “Djalli” që synon ta bindë me një propozim modest Aurelio de Laurentisin. Milik ka qenë për një kohë të gjatë në orbitën e Juves e cila më pas zgjodhi të vërë bast për Alvaro Moratën. Për më tepër, po flasim për një lojtar i cili është “vetëm” 26 vjeç, që e njeh kampionatin italian e që di të bëjë pykën me rendiment të lartë.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakPremier League: Vëmendja në Londër
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Sassuolo-Milan