Paulo Dybala është emri i parë në listën e Barcelonës. Lamtumira përherë e më e mundshme e Neymar, drejt Paris SG, detyron klubin blaugrana të kthehet në merkato, në kërkim të një emri të madh që mund të zëvendësojë O Ney e të luajë në sulm përkrah Messit e Suarezit. Diario Sport, e përditshme katalanase shumë e afërt me afaret e Barcelonës, jep detaje për sulmuesin: Po ndiqen tre profile, tre lojtarë të pëlqyer nga trajneri Valverde, njëri prej tyre realisht i mundshëm.

Argjentinasi i Juventusit, sipas Sport, është emri në pole position. Ditët e fundit, Barcelona ka kontaktuar me njerëzit e Mbappé dhe Griezmann, siç ka informuar Monaco dhe Atletico Madrid, me rezultate pak inkurajuese. Problemi kryesor është i natyrës ekonomike, si talenti francez i lindur më 1998, ashtu edhe basku i Francës kanë një kosto kartoni rreth 200 milionë euro, shumë edhe për një klub të pasur si Barcelona. Kushton shumë më pak Dybala, i cili mund të shitet për 120 milionë euro. Lojtari ka raporte të shkëlqyer me Messin dhe ditët e fundit nuk e ka përjashtuar largimin, duke i dërguar sinjale Barcelonës.

Artikulli paraprakLargohet nga Inter, ja destinacioni i ri
Artikulli tjetërE pabesueshme: Mesfushori i Interit ndihmon Milanin për transferimin e një ylli