Transferimi i Koulibaly te Man.City në  pritje

Agjenti i Kalidou Koulibaly u tha drejtuesve të Manchester City se ata duhet të rrisin ofertën e Napolit për ta sjellë lojtarin në Etihad. Koulibaly dhe City kishin rënë dakord më parë për kushtet e kontratës së tij me nënkampionin anglez për 10 milionë euro në vit pagë, por City ende nuk i ka dërguar Napolit një ofertë të kënaqshme. Italianët thuhet se po kërkojnë 80 milionë euro.

Castagne te Leicester

Timothy Castagne, 24 vjeç, u largua nga radhët e Atalantas për të nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Leicester City. Leicester nuk publikoi detajet e transferimit, dhe mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh që kënaqi klubin italian pasi lojtari në fjalë u ble nga Genk për vetëm 6 milionë euro.  Castagne arriti në Atalanta në 2017 nga Genk, duke bërë 96 paraqitje për ekipin nga Bergamo, dhe deri më tani ai ka luajtur shtatë ndeshje për ekipin kombëtar të Belgjikës.

Barcelona lëshon mesfushorin Vidal

Arturo Vidal do të largohet nga Barcelona pa kompensim, raportojnë mediat katalunase. Barcelona nuk do të kërkojë dëmshpërblim nga klubi i tij i ri, por as Vidal nuk do të marrë pagë për sezonin e ardhshëm në klubin katalunas. Kiliani 33-vjeçar thuhet se do të vazhdojë karrierën e tij në Inter. /Korneri.net

Artikulli paraprakSanchez: Doja të largohesha nga United pas seancës së parë stërvitore
Artikulli tjetërRaste të reja me Covid-19 te PSG