Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard ka folur për të ardhmen e tij e cila kohët e fundit është përfolur shumë për një transferim të mundshëm drejt Real Madridit.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Goal.com” belgu i ka mohuar të gjitha spekulimet duke nënvizuar se ndihet i lumtur te skuadra e Chelseas.

“Reali? Pse më futuni në telashe? Jo, jam shumë mirë këtu. Kam gjëra për të përfunduar për këtë vit. Kam kontratë deri në vitin 2020. Jam mirë këtu”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Hazard po kalon një formë të shkëlqyer fizike pasi ka shënuar 11 gola në 27 ndeshje në Premier League.

Artikulli paraprakNeymar se bashku me legjendat në “Club 100″…
Artikulli tjetërVIDEO/ John Cena propozim emocionues për martesë, nxjerr unazën prej …