BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 10: Neymar Jr. of FC Barcelona looks on during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou stadium on September 10, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Neymar është futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve. Ky është përfundimi i arritur nga një studimi i kryer nga Observatori i futbollit “CIES”, i bazuar edhe te të dhënat e portalit “Transfermarkt”.

Kriteret mbi të cilët është bazuar ky studim janë rendimenti i lojtarëve, e sidomos mosha e tyre.

Sipas “CIES”, Neymar është në krye të listës së futbollistëve më të vlefshëm në botën e futbollit, me 246.8 milionë euro, i ndjekur nga argjentinasi Messi me 170.5 milionë. Ky i fundit, së bashku me Cristiano Ronaldon, janë të vetmit lojtarë mbi 25 vjeç të përfshirë mes 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato, me portugezin që ndodhet në vendin e 7, me 126.5 mln euro.

Podiumi i këtij klasifikimi plotësohet nga Paul Pogba, me një vlerë prej 155.3 milionë euro. Pas francezit pozicionohen dy futbollistë të tjerë që janë pjesë e La Ligës, Antoine Griezmann në vendin e katërt dhe Luis Suarez në të pestin.

Listën e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato e mbyllin Dybala i Juventusit, Dele Alli i Tottenhamit dhe Eden Hazard i Chelseat.

Artikulli paraprak100 futbollistët më të vlefshëm në botë, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Orsolini ndodhët në Milano, për të përmbyllur marrëveshjen me këtë skuadër