Dy nga transferimet më të përfolura nga mediat shqiptare në merkaton e janarit kanë qenë edhe ato të Milot Rashicës dhe Florent Hasanit, respektivisht kalimet e tyre drejt Verder Bremenit dhe Diosgyorit.

Një hap i madh për të dy futbollistët shqiptarë, teksa tashmë do të jenë pjesë e kampionatit gjerman dhe atij hungarez. Të dy futbollistët e kanë prejardhjen e tyre nga Vushtria, ndërsa në një intervistë për “Zëri”, kryetari i Vushtrisë, Naser Imeri, shprehet se në ky vend është një fabrikë talentesh.

“Vushtria është fabrikë për prodhimin e lojtarëve të mëdhenj. Këtë e konfirmojnë Rashica, Hasani dhe shumë të tjerë. Por kushtet ia pamundësojnë Vushtrisë të ketë futbollistë tjerë të mëdhenj. Nuk kemi as kushte minimale infrastrukturore për të punuar me talentet e ndryshme.

Nuk na ndihmon as federata, as komuna, askush. Imagjinoni, shkaku i një neglizhence të një zyrtari në Qeveri, Kosova i humb në ‘Bechtel Enka’ 63 milionë euro. Sikur ato para të humbura të investoheshin në futboll, në infrastrukturë, sa lojtarë të mëdhenj do t’i prodhonim”, u shpreh Naser Imeri.

Artikulli paraprakTougara flet për huazimin te Liria dhe kontaktet me futbollistët e Skënderbeut
Artikulli tjetërNjihuni me formacionin më të mirë të transferuar në merkaton e janarit!