Duket se klubi i famshëm anglez dhe finalist ii Europa League, Manchester United ka finalizuar transferimin e parë për edicionin e ardhshëm dhe atë hiq më pak se një futbollist nga Real Madrid, shkruan Korneri.net.
Fjalë është për kolumbianin James Rodriguez, edhe pse lajmin nuk e kanë konfirmuar për momentin “mbretërit”.
Sipas disa burimeve angleze “djajtë e kuq” janë dakorduar me lojtarin kurse tash ka mbetur të merren vesh klubet respektive.
26-vjeçari është pjesë e Real Madridit që tri vite, por gjatë këtij sezoni, ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Zidane, pavarsisht formës së mirë që ka treguar, kur është aktivizuar. Korneri.net