Freddy Shepherd, presidenti i Newcastel United, ka deklaruar se blerja e Michael Owen nga Real Madridi, ishte blerja më e keqe në histori të klubit.
Newcastel United në vitin 2005 nga Real Madridi kishte transferuar ish fituesin e Topit të Artë, Michael Owen.
Owen te Newcastel pati qëndruar katër sezone, për të regjistruar 71 paraqitje, ku ka shënuar 26 gola.
“Ishte transferimi më i keq në histori të klubit”,ka deklaruar Shepheard gjatë një interviste për ‘The Indepedent’