Trajneri i Middlesbrough Aitor Karanka po punon shumë që të sjell në skuadër sulmuesin spanjoll Jese Rodriguez nga Paris SG. Pasi ish anëtari i Real Madridit  e refuzoi kthimin në Spanjë, aim und të luajë te skuadra e vogël angleze, që në aspektin personal është jo një, por dy hapa mbrapa karrierës.

M’Baye Niang edhe zyrtarisht është anëtari i skuadrës Watford. Ai arriti marrëveshje me Milanon dhe Watford në mënyrë që të huazohet deri në fund të edicionit, ndërsa skuadra që drjtohet nga Walter Mazzarri ka të drejtë të blerjes së kartonit të tij i cili kushton 16 milionë euro.

Genoa është afër transferimit të sulmuesit Victor Ibarbo i cili aktualisht është i huazuar te Panathinaikos. Presidneti i Genoa, Enrico Preziosi ka diskutuer me zyrtarët e Cagliarit të cilët e kanë kartonin e tij, dhe ka marr dritën e gjelbër. Transferimi i tij e liron Lucas Ocampos të kaloi te Milan.

Edhe reprezentuesi italian tjetër Manolo Gabbiadini është afër Premier League. Lojtari i tepërt te Napoli lirohet që të largohet drejt Anglisë, dhe sipas të gjitha gjasave Gabbiadini do të jetë pjesë e klubit Southampton. Menaxheri i tij dhe klubi anglez janë duke përfunduar detajet e fundit, kurse ka mbetur të kuptohet vetëm çmimi. Napoli kërkon 20 milionë plus bonuse, kurse Saint ofron 16 milionë euro plus bonuse.

Xavi Hernandez, dikur ikona e Barcelonës, e ka vazhduar kontratën me klubin e tij Al-Sadd deri në vitin 2018. 37-vjeçari nuk e ka ndërmend ta lë ende futbollin sepse e ndien veten se mund të luajë ende dhe kontributi i tij të jetë i lartë.

Manchester City do të bëjë revulucion gjatë verës. Sipas të gjitha gjasave do të jenë shumë futbollistë që pritet të largohen dhe nëse asgjë më shumë nga shitja e tyre të mblidhen diku rreth 70-80 milionë euro. Lojtarët që do të largohen janë: Yaya Tourè, Willy Caballero, Pablo Zabaleta, Jesus Navas, Bacary Sagna, Gael Clichy dhe kapiteni Vincent Kompany.

Artikulli paraprakNjë shqiptar te Liverpool
Artikulli tjetërBIBL: Trepça e fitoi ndeshjen e fundit për këtë edicion