Është shkruar dhe biseduar gjatë ditës së sotme se Ballkani i Suharekës ka transferuar apo më saktë ka kryer punë me dy lojtarë të njohur kosovar.

Fjala është për mbrojtësin Robet Gjerajn dhe Fillim Guraziun, të cilët as që e kanë idenë se çfarë është thënë për ta e aq më pak të kenë pasur kontakte me klubin e Ligës së parë Ballkanin, që ka synime të mëdha sivjet, të inkuadrohet në Superligë, shkruan Korneri.net.

Me të dy këta lojtarë kontaktuam gjatë orëve të mrbrëmjes dhe që të dy na konfirmuan se nuk kanë marrëveshje me Ballkanin dhe me asnjë skuadër tjetër për momentin. Bile që të dy mbetën të habitur edhe në pyetjen e redaksisë tonë për marrëveshjen e supozuar.
Gjeraj shtë lojtar i lirë pre se u largua nga Liria, por ai tha se nuk ka biseduar ende me askënd nga klubi i Suharekës ku edhe kishte ushtruar për javë të tëra, ndërsa Guraziu na tha shumë shkurt, “Jam lojtar i Ferizajt. Nuk di as kush ka mundur të shkruante apo biseduar për mua rreth kësaj çëshjtje”, ka thënë Guraziu. /Korneri.net

Artikulli paraprakFassone u jep lajmin e keq tifozëve të Milanit
Artikulli tjetërDiktatori më i rrezikshëm, është tifoz i çmendur i këtij gjiganti evropian