Kanë mbetur vetëm edhe 15 ditë deri te përfundimi i afatit kalimtar dimëror pëe futbollistë në Evropë.
Lajmi më i madh mbetet te Liones Messi që vazhdon të jetë problemi më i madh te Barcelona pasi nuk po e vazhdon kontratën. Këtë herë zërin e ka ngrit Luis Suarez i cili i ka thënë zyrtarëve të kluibit që të bëjnë çmos dhe t’i shpejtojnë hapat për vazhdimin e kontratës me futbollistin argjentinas.Man City po e shikon situatën me interesim të madh.

Karim Benzema ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga skuadra kineze Tianjin Quanjian. Sipas disa informacioneve jo-zyrtare thuhet se francezi do të bëhej menjëherë futbollisti më i paguar në botë, por përgjigja e tij ka qenë “jo falemderit”.

Gerrard Deulefeu është më afër se kurrë kalimit te Milan. Po flitet shumë se sot është dita vendimtare për transferimin e tij tek rosonerët. Kampionati italian është bërë opsesion për futbollistin që dëshiron me çdo kusht të shkoj në Serie A, ndërsa ka mbetur të kuptohet se në çfarë lloj huazimi do të kaloi Deulofeu te Milan.

Andrea Belotti po kalon formën e jetës në fanellën e Torinos, por duhet theksuar se ky është vetëm fillimi i karrierës së tij të madhe që e pret. Mirëpo, përkundër klauzolës së lartë që ka prej 100 milionë euro, ardhmëria e tij te Torino varet nga kualfikimi i skuadrës italiane në garat evropiane, në të kudënrtyën ai largohet në fund të edicionit.

Artikulli paraprakAntoine Griezmann zgjedh numrin te Manchester United
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është vendimi i Bonaventura te Milan