SAINT PETERSBURG, RUSSIA - AUGUST 06: Aleksandr Kokorin of FC Zenit Saint Petersburg celebrates his goal during the Russian Football League match between FC Zenit St. Petersburg and FC Spartak Moscow at Saint Petersburg Stadium on August 6, 2017 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Epsilon/Getty Images)

Nëse konfirmimi vjen nga vetë lojtari, atëherë nuk duhet të ketë më dyshime. Kokorin do të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i Fiorentinës në Serinë A. Sulmuesi rus ka dhënë këtë deklaratë në vendlindjen e tij:

“Jam praktikisht futbollist i Fiorentinës. Mungojnë vetëm vizitat mjekësore.”

Fjalët e Kokorin janë pasuar nga një qëndrim i Spartakut të Moskës, që ka zyrtarizuar marrëveshjen.

Më shumë mundësi 29-vjeçari do të zbarkojë më 25 janar në Firenze për vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin vjollcë. Kokorin ka fituar duelin me Felipe Anderson, edhe ai në listën e dëshirave të Fiorentinës, por në fund i parakaluar nga rusi. Prandelli do të ketë së shpejti një forcë më shumë për fazën e avancuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here