Derisa në shumë prej vendeve të ndryshme të botës skuadrat e futbollit pagujnë shuma të mëdha për transferimin e lojtarëve në Kosovë ndodh e kundërta. Ekipet marrin lojtarët free, pasi shumë prej tyre nuk ndodhen nën kontrata të klubeve dhe në këtë mënyrë transferimet bëhen edhe më të lehta, shkruan Gazetasheshi.com.
Raste tejet të rralla kanë ndodhur kur skuadrat janë detyruar të paguajnë klauzolën e largimit për futbollistë në mënyrë që të arrijnë të marrin fletëlëshimin nga klubi paraprak.
Besa e Pejës kishte paguar 5 mijë euro skuadrës së Istogut për ta liruar sulmuesin e krahut Mark Milicaj i cili veçse ishte prezantuar tek pejanët.
Por, klubet gjithsesi duhet të paguajnë për kontratat e nënshkruara me futbollistët, varësisht sa është çmimi i tyre në këtë “pazar”.