Trajneri Rodolfo Vanoli ka folur te “TMW Radio” në lidhje me ofertën për të marrë drejtimin e Kosovës, pasi emri i tij është lakuar shumë kohët e fundit. “Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë “Po”, por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para. Ne teknikët italianë punojmë me filozofinë tonë jashtë.

Do të më pëlqente ta merrja këtë iniciativë dhe të nisja një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme. Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike. Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo”, – ka thënë Vanoli./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here