Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu beson se skuadra e tij do t’ia dalë në ndeshjen kryesore të sezonit që skuadra e zhvillon ndaj Flamurtarit, në Drenas në kuadër të ndeshjeve të barazhit që vendosin fatin e skuadrave për edicionin e ri, shkruan Korneri.net.
Sadriu në një prononcim për Korneri.net, pohoi se Vushtrra është e përgatitur për këtë ndeshje. Ai shtoi se tani skuadra e tij ka dëshmuar se është skuadër e pjekur për këso lloj ndeshjes. Me cilësinë që ka në ekip dhe përkrahjen e madhe ai pret ta mposht Flamurtarin.
“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e vitit kundër Flamurtarit. Është vetëm një ndeshje dhe mund të vendosin detaje të vogla, por ne kemi treguar se jemi të pjekur si ekip dhe poashtu me mbështjetjën e simpatizuesve tonë “Forca” dhe qytetarëve të Vushtrrisë, që janë të përgatitur për Superligë. Respekt Flamurtarit, por ne do të fitojmë ndeshjen pasi jemi skuadër më e mirë”, tha Sadriu.