Përfaqësuesja e Ukrainës ka arritur në Mitrovicë për përballjen me Kosovën në kuadër të eliminatorëve për “Eurobasket 2017” ndërsa trajneri i përfaqësueses ukrainase, Evgeny Murzin, ka thënë se e njeh fort mirë ekipin kosovar.

Para nisjes trajneri ukrainas ka folur për stilin e lojës së Kosovës, për të cilin ka thënë se është stil i shkollës serbe, raporton Koha.net.

“Kemi mjaft informacione për Kosovën. Lojtari i tyre më i mirë është Justin Dollman, lojtar i Barcelonës. Kanë lojtarë që janë të mirë nën trapez. Ekipi luan me kontakt dhe basketboll të papastër – shkollë serbe”, ka thënë Murzin.

“Kanë lojtarë të ngjashëm me Fesenkon, Kravtsov ose Pustovoy, sepse ne krijojmë lojën bazuar në fuqinë tonë”, ka thënë veç të tjerash ai.

Artikulli paraprakUEFA mund të bllokojë ndeshjet në ‘Loro Boriçi’
Artikulli tjetërZYRTARE: Maksym Ivshyn nënshkruan me KB PEJA!