Menjëherë pas ndeshjes Sampdoria-Milan, Marco Giampaolo, trajneri i Sampdorias, dha deklarata të rënda për Sky, kurse gishtin e drejtoi te gjyqtari.

“Pas përjashtimit të Leaos, i cili ishte i çuditshëm, gjyqtari u nis në një drejtim sikur duhej t’i rregullonte gjërat. Unë mendoj se nuk duhet të gjykoni me arrogancë. Edhe pikët e fituara ishin të rëndësishme për ne. Kartoni i kuq ishte i  drejtë sepse e quajta hov, por nuk mund t’i menaxhosh ndeshjet kështu”, përcjell Korneri.net

Për paraqitjen e Sampdorias: “Ne gabuam vetëm në ndeshjen kundër Salernitanës dhe ia dolëm keq 8 minuta në Verona. Vazhdoj të kem besim të madh te lojtarët e mi”.

Për Leaon: “Leao kur hapet fusha është i fortë. Maignan mund të luajë shkurt, por mund të hedhë edhe Leaon në rast me top të gjatë, dhe nuk do ta kapni më. Nuk donim ta vuanim këtë top të gjatë. Është e pamundur ta ndalosh plotësisht, duhet të përpiqesh ta kufizosh. Askush nuk e mban në Serie A”. /Korneri.net

Artikulli paraprakAtl.Madrid më bindës i stinorit
Artikulli tjetërAi e bindi Mbappen të mbetet te PSG, kurse sot kërkohet nga Chelsea