Pas fitores që Kosova regjistroi sot ndaj Shqipërisë, ka folur trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes. Ai është shprehur se është i kënaqur me rezultatin por ka ende shumë punë për të bërë.
“Gjithmonë kur e fillojmë një lojë dua ta fitojmë. Prisja një ekip të mirë me entuziazëm dhe atë pashë dhe në fushë. Fitorja 3-0 është një fillim i mirë por duhet të punojmë më shumë. Është fakt që kemi shënuar tre gola, por kemi patur dhe shumë raste të tjera. Është përmirësuar reparti i mbrojtjes. Çelësi i fitores së sotme ndaj Shqipërisë ka qenë loja e mirë. Dua të falenderoj të gjithë lojtarët për lojën e zhvilluar. Objektivi im nuk është kualifikimi, por të ndërtoj një ekip të mirë, pastaj rezultatet vijnë.
“Duhet të bëjmë presing kur humbasin topin. Duhet të luajnë me disiplinë”. I pyetur se si e priti festën e tifozëve, trajneri është shprehur: “E kam pritur këtë festë pasi i njoh mirë tifozët, i falenderoj për entuziazmin që u krijuar në stadium”, ka mbyllur trajneri i përfaqësueses së Kosovës.