Në prag të ndeshjes së 24 marsit në trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson nuk ka kursyer fjalët e mira për përfaqësuesen e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Hallgrimsson u shpreh i kënaqur me mikpritjen e shqiptarëve.

“E njohim mirë ekipin e Kosovës, ka lojtarë shumë të mirë, me aftësi të mira individuale, duke luajtur në ekipe dhe liga të forta evropiane, kështu që ne e dimë që Kosova ka lojtarë të mirë. Si ekip po luajnë mirë e më mirë. Më duhet ta komplimentoj trajnerin, sepse po bën punë mjaft të mirë. Është hera e dytë që vijmë në Shqipëri. Ne i kemi kaluar tri ditë në Parma. Kemi fluturuar dje për Shqipëri, përshtypjet shumë të mira, hoteli mjaft i mirë, mirëseardhja fantastike dhe stadiumi shumë i mirë”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakKombëtarja zhvillon seancën e fundit para nisjes në Itali
Artikulli tjetërKosova e nisi stërvitjen e fundit në “Loro Boriqi” para ndeshjes me Islandën