Danimarka do të përballet me Kombëtaren e Francës në grupet e Botërorit. Trajneri i danezëve, Age Hareide është treguar ironik me sjelljen e Manchester United, Paul Pogba dhe konkretisht për stilin e flokëve.
Sa i takon Francës, trajneri danez shprehet se ajo nuk renditet në toplistën e Kombëtareve më të mira në botë.
“Pogba luajti kundër Manchester City me flokë të lyera kaltër e bardhë. Mbase do t’i lyejë kuq e bardhë për të luajtur kundër nesh. Vetëm për flokët mendon ai. Ekipet e renditura në krye të ranglistës botërore janë më të mirat në botë, ama kjo s’vlen për Francën. Ata nuk janë në nivelet më të larta”–tha ai.