Energjinë që e ka shfaqur gjatë ndeshjeve të Trepçës, trajneri grek Dimitris Papadopulos nuk e kishte të martën. Ai është shprehur i dëshpëruar për gjendjen në klub dhe gjendjen e tij te Trepça po ashtu, shkruan sot Koha Ditore. Trepça ka pasur një edicion të veçantë, për herë të parë ka garuar në gara ndërkombëtare, përkatësisht në Ligën Ballkanike dhe e ka të sigurt vendin në plejof të Superligës së Kosovës. Por me gjasë drejtuesit e klubit nuk i kanë bërë planet mirë për tërë edicionin. Javë më parë lojtarët vendorë ishin futur në bojkot për arsye se nuk ishin paguar për muaj të tërë. Tani telashe me pagesë kanë të gjithë, lojtarët vendorë e të huaj dhe po ashtu trajnerët.

Artikulli paraprakGruaja jo Ventura, largon Barzaglin nga formacioni!
Artikulli tjetërVetëm 18 vjeç, por shkruan historinë te Kombëtarja e Italisë