Fußball: Bundesliga - Relegation, VfL Wolfsburg - Eintracht Braunschweig am 25.05.2017 in der Volkswagen-Arena in Wolfsburg (Niedersachsen). Wolfsburgs Mario Gomez (r) nimmt den Ball an. (Wichtiger Hinweis: Aufgrund der Akkreditierungsbestimmungen der DFL ist die Publikation und Weiterverwertung im Internet und in Online-Medien während des Spiels auf insgesamt fünfzehn Bilder pro Spiel begrenzt.) Foto: Peter Steffen/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Vitin e kaluar, Wolfsburgu shpëtoi nga rënia vetëm falë përballjeve “play off”, ndërsa këtë sezon është vetëm një pikë më shumë sesa Freiburgu i vendit të 3 nga fundi (18). As ndryshimi i trajnerit nuk i ka dhënë efektet e pritura, pasi nën drejtimin e Martin Schmidt, i ardhur më 18 shtator, janë arritur 4 barazime në po kaq ndeshje.

Ndaj nevojitet një kthesë e fuqishme rezultatesh. Ndryshimi i skemës së formacionit nuk ka mjaftuar, ashtu sikurse edhe aktivizimi i të rinjve si Divock Origi i huazuar nga Liverpool. Futbollistëve u nevojiten stimuj të rinj, e për këtë arsye Schmidt ka vendosur një rregull të qartë: në fund të çdo ndeshjeje, apo qoftë edhe stërvitjeje, të gjithë janë të detyruar të lajnë dhëmbët.

Sipas Schmidt, larja e dhëmbëve menjëherë pas sforcos fizike do të përshpejtonte rikuperimin. “Në fund të stërvitjeve krijohet aciditet në gojë, – shpjegon tekniku i Wolfsburgut. – Kjo gjë u bën keq mishrave dhe përfundon drejtpërdrejt në gjak. Ndaj, larja e dhëmbëve ndihmon në rikuperimin sa më të shpejtë të energjive, duke penguar efektet e aciditetit”.

Me këtë rregull, lojtarët janë të detyruar të lajnë dhëmbët menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve, e përpara se të kthehen në shtëpitë e tyre./Korneri.net.

Artikulli paraprakSi erdhi deri te ndërprerja në ndeshjen Flamurtari – Vëllaznimi
Artikulli tjetërYlli argjentinas kryeson listën e të pakënaqurëve te PSG-ja