Debutoi me fitore në ndeshjen e parë në stolin e Prishtinës trajneri gjerman Lutz Lindemann. Ai me skuadrën e tij fituan në udhëtim te Feronikeli, që për shumëkë ishte ndeshja kryesore e këti viti kalendarik, pasi në pjesën e dytë të kampionatit edhe Prishtina do të jetë nikoqire e kampionit aktual.

Për gjermanin ishte fitore e rëndësishme, por sipas tij ka ende kohë deri në fund të kampionatit.

 

“Ishte një taktikë e jona që ta sulmojmë kundërshtarin në dy pjesë në pesë minutat e para, sepse atëherë gjërat mund të thyhen dhe ia dolëm të shënojmë gol të herdhëm.

Ishte evidente se kemi pasur të bëjmë punë me kampionit aktual sepse Feronikeli ka skuadër shumë të fortë dhe ata e kontrolluan lojën, por këtë edhe ne pritëm. Presioni ishte në anën  e tyre kurse ne e shfrytëzuam.

Sa i përket titullit të kampionit mendoj se është herët të bisedojmë sepse pozitën e parë e kërkojnë edhe rivalët tjerë tanë” tha Lutz Lindemann menjëherë pas ndeshjes në mikrofonin e Supersport Kosova.

 

 

Artikulli paraprakPrishtina fitoi në Drenas, +7 nga Feronikeli
Artikulli tjetërTovërlani: Nuk po e kuptoj zhagitjen e Prishtinës, dhe deri kur do të kenë fat”