Trajneri holandez Frank De Boer e ka pranuar një fakt të gjallë “kampionati italian është shumë i vështirë”. Kjo po tregohet realitet pasi Inter nuk po arrin fitore edhe skuadrave të vogla dhe tash e ka vënë në rrezik ardhmërinë e tij.
Nëse nuk fiton ndaj Torinos të mërkurën mbrëma, De Boer do të shkarkohet. Por, kush janë ata që mund ta zëvendësojnë.
Po flitet shumë se pasardhësi i Do Boer mund të jetë Laurent Blanc apo edhe Marcelo Bielsa, por orëve të fundit po përmendet edhe emri i Andrea Mandrolini që sipas mediave më të mëdha italiane është edhe favoriti më i madh për stolin e neroaxurëve.