Trajneri i njohur kosovar i futbollit, Bylbyl Sokoli është kandidati më serioz për tu ulur në pankinën e nxehtë të Shkëndijës.

Këta të fundit në ditët në vijim do të përcaktohen për trajnerin e ri, ose për zëvendësin e Bruno Akrapovic të shkarkuar disa ditë më parë.

Trajneri i trofeshëm i Kosovës ka dhënë një deklaratë zyrtare rreth lakimit të emrit të tij si trajner i ardhshëm i kuqezinjve nga Tetova.
“Për hir të spekulimeve nëpër mjete të informimit dhe portaleve të ndryshme kjo është deklarata ime zyrtare: Rreth angazhimit tim te KF Shkëndija çdo gjë do të dihet ditëve në vijim dhe se të gjitha deklaratat tjera janë vetëm spekulime të mjeteve të informimit”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli për “Lajm”. Ai në të kaluarën ka qenë trajner i disa skuadrave shqiptare në Maqedoni, si: Bashkimi e Milano të Kumanovës dhe Renova e Tetovës.

Artikulli paraprakMediat italiane: Edhe Hiddink opcion për stolin e Interit
Artikulli tjetërParis Masters: Fitojnë Berdych dhe Raonic